E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Çarja e bllokadave vazhdon. Ecim

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetin social Facebook pamje nga aksionet për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Në postimin e tij, ai thekson progresin e këtij procesi duke shkruar:

“Çarja e bllokadave vazhdon. Ecim.”

Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrje në terren për prishjen dhe largimin e ndërtimeve apo strukturave të ngritura në kundërshtim me ligjin, të cilat kishin zënë hapësira që i përkasin komunitetit. Qëllimi i këtij aksioni është krijimi i më shumë hapësirave të lira për qytetarët.

Kryeministri Rama ka qenë vazhdimisht kritik ndaj fenomenit të zaptimit të hapësirave publike dhe ka theksuar se ndërhyrjet do të jenë të vazhdueshme dhe të vendosura.

Aksioni për lirimin e këtyre zonave pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, si pjesë e një fushate më të gjerë për rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›