E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama publikon pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Karaburunit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Facebook, pamje nga kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. Në video shihen grupet e turistëve që kanë zgjedhur këtë fundjavë të eksplorojnë këto bukuri në Shqipëri.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.

I konsideruar si një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, Gadishulli i Karaburunit është thuajse tërësisht i paprekur, me një peizazh mbresëlënës të rrethuar tërësisht nga uji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›