Rama publikon pamjet nga pyjet e ahut në luginën e Gashit dhe Rrajcës: 2024, Viti i Pyjeve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet nga pyjet e vjetra të ahut në luginën e Gashit dhe Rrajcë, pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Kryeministri shkruan se peizazhe të tilla plot oksigjen, janë frymëzim për krijimin e pasurive të tjera të rralla pyjore në Vitin e Pyjeve.
“MIRËMËNGJES dhe me peizazhet plot oksigjen të pyjeve të vjetra të ahut në luginën e Gashit dhe në Rrajcë, pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, si një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore në Vitin e Pyjeve siç e kemi shpallur 2024, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/