E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamjet nga transformimi rrënjësor i konvikteve të shkollës “Hasan Gina” në Lushnjë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nisjen e punimeve për transformimin e mjediseve të konviktit të Shkollës së Mesme Profesionale “Hasan Gina” në Lushnjë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se investimi synon krijimin e kushteve moderne dhe ideale për nxënësit që zgjedhin këtë institucion arsimor profesional.

“Puna për transformimin rrënjësor të mjediseve të konviktit të Shkollës së Mesme Profesionale “Hasan Gina” në Lushnjë, që do të ofrojnë kushte moderne dhe ideale për nxënësit që zgjedhin këtë institucion arsimor”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›