E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama publikon shifrat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve: ‘Nënë Tereza’ me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë, për 4 muajin e dytë të 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, ku tregohet se për 4 mujorin e dytë të këtij viti, aeroporti ‘Nënë Tereza’ kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë ironizon duke thënë se Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve është agjenci patronazhistësh në hapësirën ajrore.

Postimi i Ramës:

Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN

*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore‍♂️

#KrenarpërShqipërinë❤️

#VetëmPërpara➡️

#SHQIPËRIA2030

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›