E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama rishpërndan postimin e Berishës për situatën në spitale në 2013-ën: Gjykoni vetë


TIRANË, 6 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një postim të kreut të PD-së, Sali Berisha, ku prezanton programin e shëndetësisë.

Berisha në postimin e tij paraqet gjendjen në spitalet e vendit në vitin 2013, kur ai edhe humbi zjgedhjet dhe Partia Socialiste mori pushtetin.

Në pamje duket një situatë e rënduar në spitalet e vendit.

“Programi i shëndetësisë madhështore. Më mirë gjykoni vetë, sepse kam filluar të dyshoj se mos i bie në qafë një të shumëmoshuari në fazë roitjeje”, shkruan Rama.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›