E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars.

Bashkë me Proden është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Siç raporton Klan News, vendimi u mor pas protestës së opozitës ku nuk u garantua siguria e qytetarëve dhe ku dhuna kulmoi me sulmin ndaj Vilës 31.

Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga.

Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024.

Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›