Rama shpalos programin per 95 te shqiptareve

Edi Rama shpalos para kongresit platformen dhe programin e ri të Partisë Socialiste. Ai mbrojti propozimin për një sistem të ri taksash, dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, zgjidhjen e cështjes së pronave, zhvillimin e turizmit, arsimit dhe sektorëve të tjerë.
Rama deklaroi se "vendimi i pare qe do te marrim ne parlament pas ardhjes ne pushtet do te jete anullimi i ligji i plehrave". Rama tha se ky eshte nje projekt per 95 % te shqiptareve kunder nje qeverisjeje qe punon per 5 % te biznesit te oborrit te Sali Berishes.
Kreu socialist Edi Rama, në fjalën e tij deklaroi se në qeverinë e së nesërmes, të drejtuar nga Aleanca për te Ardhmen, nuk do Kongresi i PS-sëProgrami i Partisë Socialiste Top Story, programi i PS-së Rama: Programin e kemi të taksohen njësoj si qytetarët e thjeshtë ashtu edhe të pasurit.
"Po, Saliu i ka ulur taksat, por vetëm për veten e tij, për spikeren e kuvendit, për oborrtarët e tij, por jo për njerëzit e thjeshtë, ndaj të cilëve prej vitesh po bën padrejtësi. Saliu i shtrydh më të varfërit dhe fryn më të pasurit. Më i taksuar në vendin tonë është një infermier, që sot paguan 30 përqind më shumë taksa se më parë", tha Rama.
Duke ftuar njerëzit që të besojnë te Aleanca për të Ardhmen, pasi nesër kjo Aleancë do të vendosë drejtësinë sociale, Rama premtoi se kush do të fitojë më pak, jo vetëm që do të taksohet më pak, por edhe do të ketë mbrojtje nga shteti.
Po ashtu Rama premtoi edhe heqjen e TVSH-së për produktet bazë si buka, qumështi, veza, si dhe për ilacet, për t'i ardhur në ndihmë kryesisht moshës së tretë, e cila sot jeton në kushte skandaloze dhe është e harruar nga shteti.
Kreu i PS-se u shpreh se qeveria mundohet kot ta gjunjëzojë opozitën, ta dobësojë Partinë Socialiste dhe ta mposhtë përmes shpifjeve dhe hedhjes së baltës.
"Duhet të jemi të vendosur të shkojmë përpara. Duke na sulmuar nga llogorja e pushtetit të regjimit, po na torturojnë përditë njerëzit, na vodhën votat dy herë, por nuk do të ketë një herë të tretë, sepse tanimë edhe demokratët e thjeshtë e kanë kuptuar se qeveria nuk është as e djathta dhe as në shërbim të Shqipërisë", tha Rama. Kreu socialist theksoi se koha e Saliut ka mbaruar dhe sot shqiptarët po jetojnë vetëm në agoninë e qeverisjes së tij.
Duke falenderuar trupin diplomatik në Tiranë, për praninë në punimet e Kongresit, Rama iu drejtua fillimisht ambasadorit të BE-së Ettore Sequi, duke u shprehur se Europa për socialistët është një mënyrë e të qënurit në Shqipëri dhe se këtë mënyrë të ri të të qënit PS do ta bëjë realitet.
Me pas ai falenderoi edhe ambasadorin amerikan Arvizu,i pranishem ne salle: "Si partia më e madhe e shqiptarëve, siguroj në vullnetin e hekurt për t'i dhënë qeverisë aktuale mbështetje në cdo mision që angazhon Shqipërinë në kuadër të partneritetit strategjik. Kurse kur nesër të jemi në qeveri, SHBA do të gjejnë një partner të frymëzuar dhe vlerat e demokracisë amerikane në mirëqënien e popullit shqiptar. SHBA do të krenohen me ne për një nxënës të mirë në mes të Europës dhe në zemër të Ballkanit të të gjithë atyre që duan drejtësi, kushtetuetshmëri, liri te medias, vlerësim të meritës".
Rama i përgjigjet analistëve
Kongresi i socialisteve vijon të zhvillojë punimet e tij, ndërsa kreu socialist Edi Rama ishte në një panel analistësh dhe përfaqësuesish të biznesit në studion e Top Channel, në Pallatin e Kongreseve për t'iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
I pyetur për taksën progresive, Rama theksoi se socialistët propozojnë për një model tjetër ekonomik, për një ekonomi prodhuese.
"Ne duam të rrisim punësimin. Taksa e sheshtë ka rritur hendekun mes atyre që mezi arrijnë fundin e muajit dhe atyre që janë tepër të pasur. Programi e vendos biznesmenin në fokusin e vëmendjes, duke bërë të qartë se sot ka një komunitet biznesi që vuan pasojat e arbitraritetit. Ajo qe propozojme eshte një model tjeter ekonomik, ne duam te kalojme ne nje ekonomi prodhuese", tha Rama.
Kreu socialist u shpreh se arsyet se përse PS fokusohet te fshati, nuk ka të bëjnë me modelin elektoral, por me modelin ekonomik që eshte zgjedhur.
"Baza e kësaj ekonomie prodhuese do të jetë prodhimi i fshatit, i cili do të krijojë më shumë mundësi për punë, do të rrisë cilësinë e mjedisit ekonomik dhe mjedisit natyror, si dhe do të krijojë kushte për një mjedis shumë të qëndrueshëm", tha Rama.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS “shkon majtas”
Skender Minxhozi - Edi Rama e shpalli programin e tij. Tashmë askush s’do ta akuzojë se bredh nëpër studiot televizive dhe podiumet e mitingjeve me dosje bosh në dorë dhe as se nuk ofron dot një alternativë. Berisha në Unazën Verilindore
Kryeministri Sali Berisha ishte në malësinë lindore të vendit, një zonë e thellë që lidh rrethin e Librazhdit me rrethin e Peshkopisë. Sali Shehu: Beteja ime me Berishën
Refuzimin e kandidaturës së tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 75 vota kundër të maxhorancës, Sali Shehu ish-deputet i demokratëve, e shpegon me dy arsye, që sipas tij lidhen ngushtësisht me kryeministrin Berisha. Arsyeja e parë sipas tij është personale. Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka prezantuar buxhetin e vitit 2012, duke deklaruar se ai është më i madhi në historinë e vendit. PS: Mashtrim me hipotekat
Këshilltarët socialistë përgënjeshtrojnë deklaratën publike të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, se stafi i tij ka dhënë leje shfrytëzimi për 124 objekte, të cilat së shpejti do të marrin dhe hipotekat, duke përmbushur kështu premtimin elektoral të zotit Basha.
Lajmet kryesore
Rrisqet e buxhetit te ri
Qeveria parashikon rritje të të ardhurave me 7%
Qeveria, Papandreu takon Papulias
Itali, Xhenova e tronditur prej përmbytjeve
Aleanca Kuq e Zi ndalet në Elbasan