Rama shtron iftar, Monika dhe Linda në një tavolinë
Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm i vendit shtroi ditën e djeshme një iftar me rastin e Muajit të Ramazanit për personalitetet shqiptare të politikës, artit dhe gazetarisë.
Edhe pse në këtë event të paktë ishin ata që agjëronin vërtetë, të gjithë e pranuan ftesën me shumë dëshirë. Në iftarin e PS-së morën pjesë edhe ambasadorët e huaj, Arvizu e Sequi, të cilët në Shqipëri po mësohen edhe me traditat dhe ritet e fesë myslimane. Epiqendra e festës u bënë dy “zonjat e para” të PS-së dhe qeverisë së ardhshme, të cilat ishin ulur në një tavolinë dhe bisedonin të buzëqeshura me njëra-tjetrën.
Po aq të në harmoni duken edhe bashkëshortët e tyre Rama dhe Meta, të cilët e kanë shoqëruar eventin me buzëqeshje, siç këshillon edhe feja. Fotot e këtij organizimi u realizuan me mjeshtëri nga fotografja Jutta Benzenberg, që është edhe mike e kreut të PS-së.
(e.m.summerpages/BalkanWeb)