E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama sot në Bruksel, ja takimetpër integrimin e Shqipërisë

Të tjera rreth shkrimit Tre vendimet e para të Qeverisë FOTO/ Si ndryshoi salla e mbledhjeve SONDAZHI: Do ta përshpejtojë Qeveria integrimin? Miratimi në Kuvend i Qeverisë së re /FOTO Kabineti i ri betohet tek Presidenti Nishani /VIDEO Sequi uron i pari:Rruga drejt BE-së, më e arritshme Shfaqet "online" faqja e re e Kryeministrisë Reagon 2 herë PD: Rama, kërko falje për kërcënimin Ahmeti uron Ramën nga Maqedonia: Ju mbështesim Stafet e ngushta të ministrave të kabinetit Debati me 15 shtator, Berisha: Bëhu gati për betejë. Rama: S'do t'ju kursej për të pabërat Fjala në Kuvend e Kryeministrit Edi Rama, 16 shtator 2013  Fjala e deputetit Sali Berisha në Kuvend , 16 shtator 2013/FOTO Berisha i flet Ramës greqisht dhe Angjelit: Përktheja Anastas! Replikat dhe batutat në seancë, pak diskutime për Programin Basha: Konsensus për çdo reformë që çon vendin në BE PD, skenar kundër Kryeministrit Rama në Bruksel TIRANË -Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Brukselit për t’i garantuar institucionet e Bashkimit Europian se integrimi i Shqipërisë është prioritet i qeverisë së tij.

Rama do të marrë pjesë në takimin e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian me temë “Shqipëria, situata post zgjedhore dhe perspektiva evropiane. “

Po sot Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Nesër, (e martë 17 shtator) është caktuar takimi me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, Komisionerin Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Catherine Ashton dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy.
 
DETAJE PARA VIZITES
9 shtator- Ditën e hapjes së seacës së parë të Legjislacionit të VIII Parlamentar, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit Ambasadori i BE-së Ettore Sequi shkoi në selinë PS për të informuar kreun e PS-së për axhendën e vizitës në Bruksel.

10 shtator- Kreu i LSI-së Ilir Meta zgjidhet kryetar i Kuvendit me 91 vota, duke marrë kështu edhe 8 vota nga e djathta.
 
14 shtator- Ambasadori i BE-së takon kryetarin e Parlamentit dhe deklaron se të hënën e 16 shtatorit do të dërgonte në Bruksel “ndjesitë shumë pozitive”. Në Kuvend nis seanca për diskutimin e programit të qeverisë Rama 2013-2017.

 15 shtator- Parlamenti pas dy ditësh debate miraton me 82 vota pro, dhe 55 kundër programin e qeverisjes. Në seancë në momentin e votimit nuk ishte i pranishëm ish kryeministri Sali Berisha. Mungoi dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.
 
15 shtator (pasdite) qeveria bën betimin në Presidencë. Rama mbledh Këshillin e Ministrave dhe miraton 3 vendimet e para:Ndalon importin e plehrave,  zëvendëson portretin e Presidentit të Republikës me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali; miratohet Kodit Etik Ministror.

15 shtator (pasdite)  Ambasadori i BE-së, Sequi i pari që uron Ramën për votimin e tij si Kryeministër dhe garanton mbështetjen e BE-së nesër (sot) në Bruksel

LEXONI ME SHUME

FJALA E E KRYEMINISTRIT RAMA DJE NE KUVEND
Shfaqet "online" faqja e re e Kryeministrisë
Reagon 2 herë Basha: Rama, kërko falje që na kërcënove
Ali Ahmeti uron Ramën nga Maqedonia: Keni mbështetjen e BDI
Stafet e ngushta të ministrave të kabinetit
Debati me 15 shtator, Berisha: Bëhu gati për betejë. Rama: S'do t'ju kursej për të pabërat
Fjala në Kuvend e Kryeministrit Edi Rama, 16 shtator 2013 
Fjala e deputetit Sali Berisha në Kuvend, 16 shtator 2013/FOTO
Berisha i flet Ramës greqisht dhe Angjelit: Përktheja Anastas!
Replikat dhe batutat në seancë, pak diskutime për Programin
Basha: Konsensus për çdo reformë që çon vendin në BE
PD, skenar kundër Kryeministrit Rama në Bruksel

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›