E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama sot në Londër, takim mekonsulentin britanik Tony Blair

Të tjera rreth shkrimit Blair: Urime Ramës! Do të bashkëpunojmë me të "The Sunday Telegraph" i bën jehonë marrëveshjes Ish-kryeministri britanik, këshilltar i Ramës pas fitores LONDER - Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet sot në Londër me ish-kryeministrin britanin Tony Blair dhe stafin e tij. Këtë lajm e ka njoftuar vetë në Twitter, kryesocialisti Rama. Nën foto ai ka shënuar: "Në aeroportin e Londrës, ku sapo zbritëm për takimin e punës nesër, me km Tony Blair dhe ekipin e tij."

Mendohet që takimi synon përfundimin e marrëveshjes me Blair si këshilltar i kryeministrit të ri, marrëveshje  kjo e negociuar fillimisht nga ish-Drejtori i Komunikimit në qeverinë e  Blair, Alastair Campbell në shkurt të 2013, kur ai erdhi në Tiranë për të promovuar librin e tij. Më pas, zëdhënësi i Blair e ka konfirmuar se do bazhskëpunonte me Ramën nëse do ai do t'i fitonte zgjedhjet dhe do të ishte i kënaqur të ishte konsulent i tij. 

Marrëveshja ndërmjet tyre u konfirmua dhe nga Edi Rama në shkurt në profilin e tij në Twitter, ku  shkruante se “kishte bërë një takim të shkëlqyer me Toni Blair dhe kishte rënë dakord që pas 23 qershorit ai dhe skuadra e tij do të punojnë për një qeverisje të mirë. Rama e cilësonte këtë si fantastike.

(Fotoja e postuar nga Rama në Twitter- mbërritja dje në aeroportin e Londrës)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›