E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama sqaron Bashën: 200 milionë euro nuk janë borxh por garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit!

Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ku thotë se Shqipëria ka marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE sa i takon rritjes së energjisë. Zoti Rama shpjegon se nuk bëhet fjalë për një borxh, por për një instrument si garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë.“ Ato 200 milionë nuk janë borxh janë instrument garancie për të mbrojtur shqiptarët, jo për tu faturuar krizën shqiptarëve, për të bërë të mundur që ajo kosto e rritur të mos shkojë në xhepin e familjeve shqiptare”, shpjegoi zoti Rama drejtuar kryetarit të PD-së.
Kryeministri Edi Rama edhe një herë sqaroi se çështja e rritjes së çmimeve është një krizë globale dhe se Shqipëria nuk ka mundësi të përballojë rezervat hidrike ndërsa do të bëhen edhe konsultime për shpërndarjen e barrës. Për këtë zoti Rama tha se ne kemi planin tonë për zgjidhjen e problemit të energjisë deri kur të ndërtohet Skavica. “Ndërtimi i Skavicës dhe krijimi i kapaciteti për rezervë do na bëjë ne që pastaj të vendosim ne dhe kushdo që të jetë nesh se ku e shet energjinë. Jo nga halli, jo se s’ka ku të çojë ujin dhe duhet ta çojë pastaj deri në NënShkodër, por duke ndjekur momentin kur kërkesa është më e lartë. Natyrisht, se kur ne shesim energjinë jemi në kushtet kur kërkesa është e ulët se rreth e rrotull ku blihet energjia jonë, moti është i njëjtë. Dhe kur ne duam ta blejmë energjinë kërkesa është shumë e lartë se është piku i thatësirës dhe kjo nuk varet nga ne dhe nuk është diçka e parashikueshme në mënyrë të qëndrueshme në vite. Megjithatë në planin tonë edhe për këtë kemi zgjedhur një zgjidhje të ndërmjetme deri kur Skavica të jetë ndërtuar”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit ka shpjeguar edhe arsyet se përse nuk ngrihet një komision hetimor për cështjen “Becchetti” duke sqaruar se ajo është ende një cështje në proces. “Është një porces penal në prokurorinë e Tiranës, ku priten të thirren dëshmitare, që prej disa muajsh po kërkohen. Ky që thoni ju është në kërkim dhe ju po mbroni një njeri në kërkim. Po shpifni se shteti shqiptar ka filluar të paguajë. Nuk është e vërtetë. Ky komision hetimor shkel parimet kushtetuese dhe dëmton interesat e Kushtetutës.Komisionin në fjalë duhet ta harroni se komisioni në fjalë nuk bëhet’- tha Rama.

Seanca parlamentare ka patur debate që nënisje të saj lidhur me kohën e diskutimit të deputetëve ku opozitarët kanë akuzuar se mazhoranca po tenton ti mbyllë gojën ndërsa kryetarja e Kuvendit lindita Nikolla ka sqaruar se vendimet janë marrë në Konferencën e Kryetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›