E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama sulmon Arlind Qorin: Nxitën dhunën dekoltetë e ‘Big Brother’, me zarfe me pagesë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorin, të cilin e etiketoi si “neo-komunist”. Sipas kryeministrit, që prej vitit 2018, Qori ka tentuar të pengojë dialogun mes qeverisë dhe studentëve.

“Dhe si kryeministër, me dialog e koordinova përpjekjen e përbashkët me studentët për Paktin për Universitetin, pas protestës masive të vitit 2018. Edhe atëherë, u deshën disa javë që të niste dialogu, sepse edhe atëherë, po ata tipa të mbrapshtë mes pedagogëve tuaj, nga një qorr neo-komunist tek ca të verbër demokratikas, bashkë me të reja e të rinj që u venin pas si ithtarët idhujve të rremë, bënin po këtë punë që bëjnë sot: ‘’S’ka dialog, plotëso pikat tona’’,  tha Rama.

Kryeministri pohoi se nxitën dhunën dekoltetë e “Big Brother”, veprime këto që sipas tij u shpërblyen me “zarfe në dorë”.

“Ata që urrejtja, për arsye nga më të ndryshmet, i pengon ta shikojnë dhe ta pranojnë këtë Shqipëri në transformim historik, e cila ka probleme e halle sa të duash, po njëkohësisht hedh çdo ditë hapa përpara, me këtë shumicë qeverisëse dhe me punën e shumicës dërmuese të shqiptarëve, janë absolutisht në të drejtën e tyre të kritikojnë, të protestojnë, të kërkojnë dorëheqjen time, sa në rrugë dhe sa në ekrane, por unë jam dhe do të jem në krye të detyrës sime, deri ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë, që ma kanë besuar këtë detyrë për të bërë ç’mosin tim për këtë vend të bekuar, dhe jo për t’u ardhur pas avazit atyre që thonë jemi studentë dhe shkulin gurët e bulevardit, që të godasin policinë apo atyre që thonë jemi media, dhe i mbajnë ndezur antenat e tyre me para të pista, për t’i bërë himne dhunës ndaj policisë apo i ushqejnë me zarfa në dorë dhunuesit me kravata e me dekolte alla Big Brother të ekraneve të tyre”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›