Rama sulmon kandidatët e PD: Saliu në Korçë, oficerin e Gërdecit dhe kryehetuesin e veshit
Kreu i PS,Edi Rama, është ndalur në Korçë për të prezantuar skuadrën e Rilindjes në këtë qytet, që ndryshe nga zgjedhjet e tjera do të udhqhiet nga Bashkim Fino e jo nga Pandeli Majko, i cili kryeson në Tiranë. I bindur se në Korçë PS ka sjellë ekipin fitues, Rama sulmoi ashpër kandidatët e PD në këtë qytet.
Duke iu rikthyer akuzave për përdorim të administratës në fushatë nga kryeministri Berisha, Rama lëshoi këtë apel.
Në fjalën e tij Rama renditi një sërë premtimesh, si hapjen e vendeve të reja të punës, heqjen e taksës për biznesin e vogël, reduktimin e analfabetizmit, rimëkëmbjen e bujqësisë dhe vendosjen e taksimit progresiv.