E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama takim informal me deputetët në Elbasan, posteri ironik mirëpret socialistët

Një poster gjigant është vendosur në hyrje të restorantit ku Kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e Partisë Socialiste këtë të premte.

Në poster duket Rama me një libër në dorë, i rrethuar nga qen që lehin, ndërsa poshtë është shkruar “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”.

Sipas agjendës së takimit, do të jetë Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse. Mësohet se synimi i kësaj mbledhjeje do të jetë realizimi i një analize dhe udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme.

Burime për bëjnë të ditur se fokusi kryesor do të jetë komunikimi në rrjetet sociale si dhe angazhimi i tyre në terren.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›