E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama takim me Erdogan në Turqi/ Zbardhen dy temat e diskutimit

Në ditën e dytë të vizitës në Ankara, kryeministri Edi Rama u takua me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Kreu i qeverisë është pritur nga kreu i shtetit turk në Pallatin Presidencial.

Siç bën me dije Rama në rrjetet sociale, qëllimi i takimit ishte diskutimi për ndërmarrjen e disa projekteve.

Konkretisht, shkruan kryeministri, në përballimin e dy sfidave botërore: energjia dhe sigurimi i lëndës bazë ushqimore.

Takimin me Erdogan, Rama e vlerëson si vëllazëror.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë me ftesë të presidentit turk, kreu i qeverisë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave të solidaritetit islamik. Në këtë aktivitet sportiv vendi ynë përfaqësohet me një skuadër olimpike.

Vizita e Ramës në Turqi, i prin turit që presidenti Erdogan do të zhvillojë në disa vende të Ballkanit Perëndimor në shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›