E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me qytetaret ne Kombinat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas prezantimit të kandidatëve për deputetë në disa qarqe kryesore të vendit, iu rikthye takimeve me qytetarët e Tiranës.

Ndalesa e radhës e asaj që socialistët e quajnë “Këndi i fjalës”, një formë bashkëbisedimi mes kreut të PS-së dhe qytetarëve, ishte zona e Kombinatit. Në nisje të fjalës së tij, Rama foli për programin e “Rilindje” të Partisë Socialiste. Ky program, tha kreu i PS-së, ndryshe nga premtimet e Sali Berishës, do përgjysmojë taksat për biznesin e vogël dhe do lehtësojë taksat për fermerët. “Berisha edhe në Zgjedhjet 2013Topi sulmon Topallin KQZ ndryshon shortin e listës ”Vendi drejt humnerës financiare” 2005 premtoi përgjysmim taksash, por asgjë nuk realizoi. Me Saliun do patur kujdes sepse aty ku premton, aty është më keq. Kështu ndodhi me biznesin e vogël, kështu ndodhi me fermerët. Ne do të përgjysmojmë tatimin mbi fitimin dhe do heqim tatimin e dyfishtë”, tha Rama. Shqetësimit të mbështetësve për mbrojtjen e votës, Rama iu përgjigj: “Mos prisni që SHBA të bëjë opozitën apo qeverinë. Ato duhet t’i bëjmë vetë ne, ne shqiptarët. Nëse më 8 maj fituam me 10 vota  dhe na i vodhën, këtë herë do fitojmë me 50 mijë vota dhe të na marrin të keqen”, tha ai. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›