Rama takim zyrtar me Melonin të enjten në “Palazzo Chigi”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një takim zyrtar me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, pasditen e së enjtes, më 16 prill.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga Këshilli i Ministrave i qeverisë italiane, bisedimet dypalëshe janë planifikuar të nisin në orën 15:00 dhe do të mbahen në ambientet e selisë qeveritare, “Palazzo Chigi”, në Romë.
Në njoftimin për shtyp nuk janë bërë të ditura paraprakisht temat specifike që do të dominojnë agjendën e bisedimeve mes dy liderëve.
Ky takim vjen si vijimësi e kontakteve të nivelit të lartë mes dy vendeve dhe pason samitin e parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, i cili u mbajt po në Romë në nëntor të vitit 2025.
Gjatë atij samiti, të dyja qeveritë konsoliduan bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të 16 marrëveshjeve dypalëshe në fusha të ndryshme me interes strategjik
/rtsh.al/