Rama takohet me ambasadorin Lu, diskutime për ISIS dhe harmoninë fetare
Në qendër të diskutimeve midis Ramës dhe Lu ka qenë miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu. Në qendër të diskutimeve midis Ramës dhe Lu ka qenë miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s.
Lu është njohur me prioritetet e qeverisë shqiptare duke u siguruar nga Rama për rolin stabilizues që luan Shqipëria dhe nxitjen e paqes në rajonin tonë. Rama ka shprehur sërish mbështetjen për koalicionin global kundër ISIS, ndërsa e ka falenderuar Lu për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane ndaj integrimit europian të Shqipërisë.
Çështje e rëndësishme e diskutimit ka qenë edhe promovimi i harmonisë fetare në vendin tonë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
