E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama takon Victoria Nuland; në fokus sulmet kibernetike dhe baza e NATO-s në Durrës

Kryeministri Rama eshte takuar me nënsekretaren e shtetit për çështjet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në postimin në facebook kreu i qeverisë bën me dije se u bisedua për sulmin kibernetik  të sponsorizuar nga irani ndaj shqipërisë dhe për planin e përbashkët me amerikën për fuqizimin e mbrojtjes së infrastrukturës digjitale.

Gjatë takimit, shkruan Rama,  u fol edhe për portin e ri tregtar të durrësit ku nga autoritetet shqiptare është kerkuar që aty të vendoset edhe një baze e re ushtarake e nato-s.

Kriza energjetike, konflikti në ukrainë, nisma “ballkani i hapur” dhe dialogu kosovë-serbi,  ishin të tjera çështje që kryeministri zhvilloi me politikanen e lartë amerikane, Victoria Nuland.

Në sesionin e 77, Rama do të mbaje sot fjalën e tij para asamblesë së përgjithshme të organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›