E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama takon Von der Leyen: Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Pragë me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian.

Kryeministri bëri të ditur se temë e bisedës ishin “piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”.

Kryeministri Rama ndodhet në Pragë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 19-të të GLOBSEC.

Forumi GLOBSEC, më i madh i sigurisë, për herë të parë në historinë e tij 19-vjeçare, do të mbahet në Republikën Çeke.

Nga 30 gushti, deri më 1 shtator dhjetëra udhëheqës dhe ekspertë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.

1 nga 2

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›