E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon kryeministren e Danimarkes

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e lira e të ndershme si parakusht themelor për këtë integrim kanë qenë argumentet kryesore për të cilat është diskutuar në takimin midis kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryeministres së Mbretërisë së Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, të zhvilluar sot në Kopenhagen.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me domosdoshmërinë e Integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Një integrim që sipas kryesocialistit Rama nuk mund të vijë në mënyrë mekanike thjesht duke miratuar ligje të cilat më pas postohen drejt Brukselit, por duke kryer reformat e duhura, duke zbatuar legjislacionin dhe duke i dhënë qeverisjes standardet demokratike evropiane. "Ishte një takim i shkëlyqer mes miqsh dhe partnerësh brenda familjes së socialistëve europianë dhe ishte një mundësi shumë e mirë, për të dhënë një pamje të situatës në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve dhe njëkohësisht për të krijuar një ide të përgjithshme për programin tonë të Rilindjes në funksion të një bashkëpunimi me Danimarkën që ne duam ta shtrijmë më tutje dhe ta forcojmë për të përfituar sa më shumë nga eksperienca, nga dijet dhe nga mbështetja që Danimarka i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe popullit shqiptar", tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›