E Martë, 3 Nëntor 2026

“Rama të dorëhiqet”, Salianji: Nuk kemi për ta lejuar të ketë një opozitë të komanduar

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës që po zhvillohet jashtë Parlamentit.

Salianji tha se çdo ditë Shqipëria po vidhet dhe theksoi se Edi Rama duhet të dorëhiqet.


“Edi Rama i ka nënshtruar gjithë institucionet për t’i përdorur për interesa personale. Nuk kemi për ta lejuar të ketë një opozitë të komanduar. Ndërkohë që Edi Rama hedh shashkat e luftës së brendshme në opozitë, vidhet çdo ditë në Kuvend. Gjithë bashkëpunëtorët e Ramës kanë përfunduar burgjeve. A duhet që Edi Rama të dorëhiqet?

Ndërkohë që Edi Rama bllokon me gardë duke e kthyer parlamentin në kazermë, në çdo cep të Shqipërisë vidhet”, tha Salianji. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›