E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama të hënën në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Evropian për Kosovën

Në një bisedë kokë më kokë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do  të presë kryeministrin Edi Rama të hënën në Bruksel.

Biseda mes drejtuesit të lartë të Bashkimit Evropian dhe kreut të qeverisë do të përqendrohet e gjitha te situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi me Michel vjen, pasi Rama i dërgoi edhe atij një letër për gjetjen e një zgjidhje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe rivendosjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vizita në bBruksel vjen, pasi Rama i dërgoi presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz  një draft-propozim për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në të njëjtën ditë në Këshillin Evropian të Punëve të Jashtme do të diskutohet për Kosovën dhe Serbinë.

Do të jetë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, që do të raportojë për situatën mes dy vendeve, qasjen që do të ketë BE ndaj shtensionimit të situatës  dhe vijimin e dialogut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›