E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama të japë dorëheqjen”, Deputeti i PD-së: Qeveria po mbron Belinda Ballukun! Revolta studentore kundër narko-shtetit dhe krimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë se po mbron korrupsionin dhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

perplasje kuvend

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë”, Himçi deklaroi se Kuvendi e ka humbur funksionin e tij dhe se protestat e qytetarëve dhe studentëve janë kundër asaj që ai e cilësoi si “narko-shteti i Ramës”.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion të përhapur në institucionet shtetërore.

“Kuvendi e ka humbur funksionin e tij. Revolta e studentëve është kundër narko-shtetit të Ramës dhe përfaqësuesve të krimit në qeverisje. Sot që ne flasim ka deputetë të vendosur nga krimi. Narko-shteti tregon se disa grupe kanë qeverinë në dorë dhe korrupsioni është shumë i përhapur. Takimet në Aruba kanë treguar se zyrtarët e shtetit kanë zhvilluar takime me krerët e organizatave kriminale. Shteti është kapur nga krimi i organizuar dhe mafia”, tha Himçi.

Deputeti demokrat u ndal edhe te protestat kundër qeverisë, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme. Sipas tij, kriza politike nuk mund të zgjidhet përmes dhunës policore, por kërkon përgjegjësi nga kryeministri.

“Është skandaloze sesi qeveria kalon nisma, që janë të njëanshme. Reforma territoriale ishte tërësisht e njëanshme. Kjo është e tmerrshme dhe me atë reformë, qeveria bëri të mundur që të largohen edhe shërbimet nga qytetarët. Protesta e qytetarëve, më e madhja në 36 vjet, kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjithë pjesa e FRPD-së është në shesh. Rama duhet të japë dorëheqjen. Të gjithë që jemi në shesh kërkojmë pikërisht këtë gjë. Ne kërkojmë qeveri teknike, kujdestare, që të përgatisi zgjedhje të ndershme. Vuçiç, edhe pse ishte autokrat, sërish pranoi zgjedhje dhe u largua me votë. Mos harrojmë se kriza nuk zgjidhet me dhunë policore, por me përgjegjshmëri nga ana e kryeministrit. Edhe nëse protesta nuk ka, revolta nuk do mbarojë kurrë.

Ky narko-shtet mbron Belinda Ballukun, që akuzohet nga SPAK për një sërë veprash të rënda penale. Ngrenë kartonë për nisma që duan vetë, por jo për autorizimin për arrestimin e ish-zv kryeministres”, deklaroi Himçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›