E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama thirrje Berishës: Hiq dorë nga marrja e vendimeve, bëj kujdestarin

Qeveria aktuale duhet të kalojë në fazën e kujdestarisë dhe të heqë dorë nga marrja e vendimeve në funksion të programit të saj, i cili u ndëshkua me votë plebishiptare në 23 qershor. Me këtë apel i është drejtuar kreu i socialistëve dhe kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama Kryeministrit në largim Sali Berisha, ndërsa foli në Asamblenë e  Kombetare te Partisë Socialiste. Të njëtin apel ai ka përsëritur edhe për subjektet private, duke i paralajmëruar se do të zhbëhet çdo kontratë e firmosur pas zgjedhjeve.

Qeveria aktuale duhet të pajtohet me realitetin dhe të kalojnë në një fazë kujdestarie pa marrë vendime në funksion të programit të tyre që u ndëshkua me votën e shqiptareve. U bëj thirrje të gjithë subjekteve që të mos vazhdojnë bashkëpunimin me këtë qeveri , pasi ne do jemi të rreptë me cdo produkt të bashkëpunimit të subjekteve private me qeverinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Është e pamundur që një qeveri e ndëshkuar nga populli të vazhdojë sikur ska ndodhur asgjë dhe të marrë vendime mbi pasuritë kombëtare për çëshje për të cilat u ndëshkua me votë tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›