Rama tregon ambientet e degraduara të bashkisë së Shkodrës: Shumë shpjet do jenë film i së shkuarës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e bashkisë së Shkodrës ku thekson se mjediset e degraduara të këtij institucioni tani e tutje do t’i përkasin së shkuarës.
Reagimi i kryeministrit Rama vjen vetëm pak ditë pasi Benet Beci mori drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, prej të cilit Rama pret edhe transforimin e qytetit siç ia ka kërkuar në takimet e zhvilluara gjatë dhe pas fushatës elektorale.
‘Mirëmëngjesi dhe me brendinë e Bashkisë Shkodër, ku pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave, ju uroj një ditë një të diel të qeshur!’- shkruan Rama në Facebook.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Beci arriti të thyente bastionin e së djathtës duke bërë që Partia Socialiste të fitonte për herë të parë në qytetin e Shkodrës. Benet Beci arriti të fitojë me 11 mijë vota më shumë përballë Bardh Spahisë, kandidatit të së djathtës.
Sipas të dhënave zytare, Benet Beci i Partisë Socialiste mori 34302 vota, e ndërsa Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” arriti vetëm 22678 vota.
Benet Beci ka shërbyer më parë si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për më shumë se një dekadë para se të angazhohej në radhët e Partisë Socialiste.
Beci arriti të zgjidhej deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021 në qarkun e Shkodrës, ndërsa në zgjedhjet vendore të 14 majit, ai la mandatin për të nisur një detyrë të re, atë të drejtimit të qytetit si kryebashkiak.
/rtsh.al/