E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Sipas medieve, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së 81-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, takim i cili do të mbahet nga data 21 deri më 28 shtator.

Gjithashtu po sipas të njëjtave burime, Rama do të zhvillojë takime edhe me diasporën shqiptare.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›