E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama udhëton drejt Serbisë; merr pjesë në konferencën për energjinë

Kryeministri Rama ka udhëtuar këtë të enjte drejt Beogradit.

Ai do të marrë pjesë në një konferencë rajonale me temë, “mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme”, të iniciuar nga qeveria e norvegjisë.

Pjesë e kësaj konference, e cila do të zhvillohet të premten, do të jenë vendet e ballkanit perëndimor, përveç Kosovës.

Pas mbërritjes në serbi, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet sociale se një tjetër temë diskutimi do të jetë edhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit për sigurinë energjetike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›