Rama uron Diten e Pavaresise

"Ashtu si 28 nentori 1912, 17 shkurti i vitit 2008, dita kur u firmos dokumenti historik i lindjes se shtetit me te ri ne bote, eshte nje date e destinuar te ngulitet thelle ne vetedijen kombetare te shqiptareve. Ndaj dhe deshiroj t’u shpreh urimet e mia me te sinqerta te gjithe vellezerve e motrave tona ne Kosove, per kete feste te kurorezimit te perpjekjes se tyre shekullore, qe i ben mbare shqiptaret te ndjehen sot krenare e optimiste per te ardhmen e kombit te tyre", tha Rama.
Kreu socialist kujtoi se keto dy vite kane dhene pergjigjen me te mire e te pakundershtueshme per te gjithe jo vetem nga njohja qe i kane bere Kosoves fuqite me te medha demokratike te botes, por edhe nga e verteta e perditshme se Kosova e pavarur eshte faktikisht nje faktor kyc ne garantimin e sigurise e te stabilitetit ne Ballkan.