E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës: Zgjedhja e saj një fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në X, Rama e ka uruar akademiken Shiroka Pula për detyrën e re, duke theksuar se zgjedhja e saj vjen në një periudhë sfiduese jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe Europën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën, zonja Presidente 🇽🇰”, shkruan Rama.

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur mesnatën e kaluar me 81 vota Justina Shiroka-Pulan si presidente. Ajo u zgjodh presidente në kufijtë e afatit 6 tetor, që ishte vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente🇽🇰❤️🇦🇱

— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2026

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›