E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama uron Thaçin: Edhe 100 Komandant

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në 57-vjetorin e lindjes.

“Edhe 100 Komandant!”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndan edhe një foto të Thaçit me uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Edhe kjo ditëlindje e gjen Thaçin në paraburgim në Hagë, ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›