Rama uron fundjavë të mbarë nga plazhi publik i Velipojës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar një fundjavë të mbarë për të gjithë ata që e ndjekin në llogarinë e tij në Facebook.
Këtë mëngjes, ai shpërndau foto nga plazhi publik i Velipojës, ku me këto pamje uroi një mëngjes të bukur dhe fundjavë të mirë
“MIRËMËNGJES, dhe nga plazhi publik në Velipojë, ju uroj një fundjavë të mbarë.”
Fshati Velipojë, një nga vendet më tërheqëse për turistët, është një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri që po tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.
Peizazhi i tij i bukur e bën për vete pushues të shumtë çdo vit. 30 kilometra nga qyteti i Shkodrës, sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare.
Plazhi i Velipojës me ujin e tij të pastër dhe të kthjellët ndërthuret me gjelbërimin e pishave që pushtojnë gjithë bregdetin.
Gjithashtu Velipoja njihet për hijeshin e detit, lumit, kodrat, pylli, laguna e fusha, që tërheqin çdo vit e më shumë pushues.
Plazhi i Velipojës ofron rehati dhe siguri, madje për shumë nga ta, ky plazh mbetet i preferuari.
Kujtojmë se pak ditë më parë qeveria ka nisur operacionin “Plazhe të Pastra”, ku për të katërtin vit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet bashkitë bregdetare në menaxhimin e plazheve nga 15 Qershori deri më 15 Shtator.
Në këtë kuadër, ministrja Mirela Kumbaro së bashku me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, inspektuan nga afër vijën bregdetare të Velipojës.
“Në gjithë Shqipërinë ka nisur më herët sezoni i plazhit dhe turizmit detar. Fillojmë këtë javë edhe operacionin “Plazhe të Pastra”, operacion i përbashkët i bashkive të bregdetit me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin 24 orë të plazheve dhe gjithë hapësirave pranë pjesës së bregdetit nga Velipoja deri në Ksamil”- tha në një prononcim për median ministrja Mirela Kumbaro.
/rtsh.al/