E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama vijon inspektimet në Vlorë, merr dhuratë një tjetër buf: Duhet të thaj kënetën!

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural Anila Denaj inspektuan rikonstruksionin e hidrovorit të Akernisë në Vlorë.

Gjatë inspektimit, kreu i qeverisë u takua me disa qytetarë. Njëri prej tyre i dhuroi një tjetër buf (send). Pasi mori dhuratën, Rama tha “E bukur fare. I ka sytë e bukur, i ka blu. Duhet të thahet këneta“, (referuar kryetarit të PD, Sali Berisha).

Sot më herët përmes një postimi në Facebook, kryesocialisti ndau një foto me një buf, dhuratë nga qytetarët vlonjatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›