E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama vijon “të tallet” me kundërshtarët politikë, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish PD marrë shkas nga akuzat e kësaj të fundit se shqiptarët janë në varfëri. Kreu i qeverisë ka ndarë një video të kandidatit për deputet Klevis Balliu, i cili dëgjohet duke thënë:

“Tavolinat e shqiptarëve janë gjithmonë e më të varfra si rrjedhojë e e mbitaksimit, vjedhjes dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Me programin e PD, me uljen e taksave dhe rritjen e rrogave, tavolinat e shqiptarëve do të mbushen plot e përplot.”

Krahas këtij fragmenti, shfaqet Lulzim Basha duke ngrënë byrek ndërsa Sali Berisha duke ngrënë mish pule.

“Program gojëhapur, jo shaka, lum kush voton këta.”, shkruan me ironi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›