E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama vizitë zyrtare në Itali/ Pritet me ceremoni nga Meloni, shoqërohet nga Igli Hasani e Taulant Balla

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë pune në Romë ku është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pritja e tij në Palazzo Chigi në Romë nga Meloni.

Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë.

Pas takimit, të dy kryeministrat mësohet se do të kenë një komunikim për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›