E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama vlerëson me “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, gjeneralin e NATO-s Tod Daniel Wolters

Kryeministri Edi Rama nderoi me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantin e Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Rama e vlerësoi gjeneralin për vizionin, kontributin dhe bashkëpunimin me forcat e Armatosura Shqiptare, si dhe për mbështetjen e rolit të Shqipërisë në ruajtjen e paqes e sigurisë rajonale. Gjatë fjalës së tij Kryeministri tha se tani është momenti për të planifikuar krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri.

“Nuk guxoj të pyes asnjë ambasador amerikan nga Shqipëria, por ne mësojmë shumë nga këta partner të ditur. Forcat e Armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar, shoqëruar nga miqtë tanë dhe nëse sot FA kanë shkuar në një nivel që dhe ata më optimistët nuk do e përfytyronin kjo ka ndodhur falë miqve dhe aleatëve tanë amerikan. Donim t’i shprehnim përgëzimet tona gjeneralit, si personit më të shquar që ka përfaqësuar këtë marrëdhënie, sepse e ka treguar me vepra që e ka përzemër këtë marrëdhënie. Ai mbështeti transformimin e bazës së Kuçovës në një bazë të NATO si dhe vend pritës të stërvitjes Defender. Tani na takon ne për të pasur një bazë detare të NATO në Shqipëri, na takon ne t’i japim projektin dhe ai do të jetë avokati më i mirë i Shqipërisë“, tha Rama.

Nga ana e tij Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters shprehu falënderime ndërsa u shpreh se Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e NATO.

“Kurrë nuk kam qenë kaq i mallëngjyer, kjo është mbledhja e një jetë. Dua ta nis për kombin tuaj se si rritet ditë pas dite, Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e NATO, vendet e tjera ngrihen në mëngjes dhe shohin vendin tuaj të dinë se nga drejtohen, kam parë rritjen nën udhëheqjen tuaj është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Më ka dhënë një prej dhurata më të menduara që unë do e kremtoj gjithë jetë, disa prej jush në Belgjikë kanë parë një pikturë që ngërthen marrëdhënien mes SHBA-Shqipëri, pra ne do të kemi edhe 100 vite të tjera më entuziaste. Ne kërkojmë një frymëzim dhe frymëzohemi nga qenie njerëzore unike që kanë një mënyrë për ta përmbushur misionin me detyrë . Ju mund të futeni në një sallë me lider njerëzore dhe brenda sekondësh ata e kuptojnë që jeni një qenie njerëzore e veçantë, ju më inspironi“, tha gjenerali  Tod Daniel Wolters.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›