E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, votuesve: Doganierëve të Saliut merruni paratë, por mos u jepni votën

Në javën e dytë të fushatës elektorale, Partia Socialiste është ndalur në Devoll, ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë për këtë rreth. Përpara qindra mbështetësve socialistë, shefi i opozitës, Edi Rama, ka denoncuar blerjen e votës nga kampi blu, ndërsa la një këshillë për të gjithë fuqinë votuese shqiptare.

“Edhe Devolli ashtu si Korca, Kolonja, Pogradeci dhe gjithë Shqipëria do rilindjen, do punë dhe punësim, shërbime sipas nevojës dhe jo sipas xhepit, një qeveri që të kthejë sytë nga fshati dhe jo një pushtet që ka ngitur një çetë me doganierë për të ofruar para për të marrë votën. Apo po aq keq, jo një pushtet që kërcënon administratën me heqje nga puna. Doganierëve merruni paratë se janë tuajat, merrni dhe kthejani shuplakën e votës pushtetit që kërkon tju mbajë peng duke ju trajtuar si skllevër. Mos u trembni se do hiqeni nga puna, ai që do pushohet sot do kthehet pas 23 qershorit. Pushteti ka rënë, fatkeqësi për ta që nuk dinë të ikin me nder. Ne kemi vetëm një detyrë, ti mundim me votën masive të shqiptarëve që duan rilindjen deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›