Rama:N parlament pr transparencn e zgjedhjeve

Rama theksoi se socialistët nuk do të heqin dorë në asnjë moment nga kërkesa për transparencën e zgjedhjeve, ndërsa theksoi gatishmërinë për kompromis mbi interesat, por jo mbi parimet.
"Kemi pranuar rezultatin dhe nuk kërkojmë ndryshimin e tij, kemi hyre ne kuvend me një ofertë serioze, me qellim zgjidhjen dhe në funksion të domosdoshmërisë për të normalizuar jetën e vendit dhe jemi te gatshem te bejme kompromis mbi interesat, por jo mbi parimet. Nuk mund të heqim dorë nga transparenca e zgjedhjeve, sepse do të hiqnim dore nga e drejta për t'i dhënë cdo njeriu garancinë në të drejtën e vet për të zgjedhur", u shpreh Rama.
Kreu socialist theksoi ndër të tjera se refuzimi i pushtetit për të dialoguar për të gjetur një zgjidhje edhe pas ofertave të vazhdueshme tregon fare qartë se ku buron fuqia e këtij pushteti dhe pse ky pushtet nuk mund të heqë dorë nga kjo fuqi e manipulimit të zgjedhjeve.
"Sot është populli që paguan më shumë për të mbajtur qeverinë dhe e gjithë kjo e keqe e ka burimin te ato kuti të mbyllura. Frika e këtij pushteti për hapjen e kutive është frika për rënien nga piramida qeverisëse", u shpreh Rama.