E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramadani rinovon kontratën me Leçen

Ylber Ramadani ka rinovuar kontranën me Leçen deri në verën e vitit 2027-të.

Mediat italiane bëjnë me dije se klubi puljez ka besim te “pitbulli” shqiptar dhe ka vendosur që në shenjë vlerësimi t’i zgjasë kontratën deri në vitin 2027-të.

Marrëveshja ekzistuese përfundonte gjatë kësaj vere, por në kontratë kishte klauzolë nga ana e klubit për zgjatjen e saj deri në verën e vitit 2027.

Klubi sot e ka aktivizuar atë, duke bërë efektive marrëveshjen e re që tashmë përfundon pas një viti e gjysmë.

Kësisoj, Ramadani është i lidhur përsëri me klubin i cili po lufton për mbijetesën në elitë e ku ai në këtë edicion është kthyer përsëri në një element të paprekshëm në rreshtim. Mesfushori 29-vjeçar iu bashkua Leçes në verën e vitit 2023, kur italianët e “peshkuan” në radhët e Aberdinit në Skoci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›