E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramazani, Berisha uron besimtarët myslimanë

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimane me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ne fillim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të veçante, agjeruesve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar.  Uroj qe sakrifca fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shëndrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë.- thuhet në mesazhin e Berishës.

Muaji i shenjtë i Ramazani ka për qëllim kryesor devotshmërinë e njeriut, pastrimin shpirtëror dhe edukimin e tij me vlera dhe aspirata të larta. Ky muaj nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm të bëhemi më humanë dhe udhërrëfyes për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›