E Martë, 3 Nëntor 2026

Ramë Lahaj në “Flasim”, tenori nga Kosova rrëfen rrugëtimin e tij të vështirë

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të sezonit të dytë të Podkastit “Flasim” ka pasur  të ftuar tenorin shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj, të cilin e cilësoi një tjetër yll të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarisë.

Duke e falënderuar Kryeministrin Rama për ftesën, tenori Ramë Lahaj  tregoi për nga rrugëtimin e tij.

“Për shumë ishte periudha e viteve ’90 kur shkollat shqipe dhe po mbylleshin dhe gjithë shkollimi dhe i fillores, por dhe i shkollës së mesme ka qenë i improvizuar sepse mblidheshim nëpër shtëpi private siç e dini rrugëtimin e viteve ’90 të Kosovës.

Pastaj në ’99 ngaqë lufta na kishte ardhur në shtëpi edhe sigurisht e ndihmonim luftën gjithsecili në formën e vet, por edhe unë si 15 vjeçar edhe pse isha kaq i gjatë sa jam sot, dashje pa dashje kam qenë pjesë e saj. Kam kaluar dhe e njoh dhimbjen në palcë të gjithë atij rrugëtimi edhe pse si fëmijë.

Kam vazhduar pas luftës një shkollë që kisha nisur para luftës, një shkollë që ishte një drejtim i ri sepse ishte fundi i viteve ’99 edhe filloi atëherë një drejtim i ri që ishte për IT, që nuk kisha lidhje fare”, u shpreh Lahaj.

Tenori Ramë Lahaj ka marrë vlerësime të shumta ku një ndër më të rëndësishmet është “Operalia”.

Gjithashtu është  shpallur Ambasador Botëror i Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›