Ranë në greminë dhe ndërruan jetë, nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë (FOTOT)
Publikohen fotot e turistes belge Baets Myrthe, 25 vjeç dhe turistes franceze Joanna Blocaille që humbën jetën sot në zonën turistike të Valbonës
Dy turistet e huaja, të cilat po eksploronin zonën por për shkak të terrenit të thepisur kanë rënë në greminë dhe kanë humbur jetën. Në vendngjarje shkruan shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor.
Foto nga vendngjarja
Për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq, trupat e tyre u nxorën vetëm pak çaste më parë dhe janë drejtuar morgut. Në ndihmë ka shkuar dhe skuadra alpine e FNSh Shkodër, ndërsa helikopteri nuk ka mundur të ulet nga mjergulla dhe dëbora.
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, bashkëpunuan me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.
Lexo edhe: E rëndë në Tropojë, bien në greminë dhe vdesin dy turistet e huaja
Turistja belge Baets Myrthe dhe ajo franceze Joanna Blocaille
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
