E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ranë nga sistemi përkohësisht, rikthehet me Facebook, Instagram dhe WhatsApp

META përjetoi probleme në të gjitha platformat e saj këtë të mërkurë, duke përfshirë Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp. Përdoruesit raportuan ndërprerje të këtyre shërbimeve të ndryshme.

Mbi 42.000 përdorues të Instagram raportuan ndërprerje dhe më shumë se 82.000 përdorues të Facebook u ankuan gjithashtu për ndërprerje. Pas disa minutash, platformat u rikthyen, ndërsa Meta nuk ka publikuar ende asnjë koment për ndërprerjen e shërbimeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›