E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: Pres rezultat kundër Sienas

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është i bindur se skuadra e tij e re do ta tejkalojë momentin e krizës, duke filluar me një fitore kundër Sienas.
"Jam i bindur se kjo skuadër dëshiron të reagojë dhe të ndërrojë faqe, dhe kjo është ajo që pres nesër".
"Dëshiroj të shoh një skuadër kompakte dhe të vendosur. Duhet të zhvillojmë një lojë të mirë. Jemi stërvitur mirë dhe shpresojmë ta shfaqim këtë në fushë", ka thënë Ranieri duke lavdëruar punën paraprake të Luciano Spallettit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›