Raporterët e KE, takojnë krerët e shtetit

Bashkë-raporterët për Shqipërinë të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parliamentare të Këshillit të Evropës, Jako Lakso dhe David Uilshajër do të zhvillojnë një mision faktmbledhës në Tiranë në datat 3 deri 5 nëntor për të vlerësuar respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë në lidhje me Këshillin e Evropës. Kjo vizitë do të mundësojë finalizimin e raportit i cili do të debatohet në seancën plenare të janarit të Asamblesë Parliamentare të Këshillit të Evropës. Dy raporterët kanë zhvilluar një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Ata do të takohen edhe me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Berisha, Ministrat e Punëve të Jashtme, të Brendshëm dhe Drejtësisë, dhe Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Bashkë-raporterët do të takohen gjithashtu me kryebashkiakët e disa prej qyteteve, përfshirë Tiranën dhe Shkodrën, dhe përfaqësues të minoritetit Malazez.