Raporti: Kthehen nga Greqia180 mijë emigrantë shqiptarë
ATHINË - Janë kthyer në Shqipëri 18 deri 22% e emigrantëve shqiptarë, që kanë jetuar dhe punuar në Greqi.
Kjo sipas raportit të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, përqindje e cila korrespondon me 180,000 njerëz.
Ky raport është publikuar në një botim të John Papadopoulos në gazetën “Ta Nea”, dhe shpjegon se arsyeja kryesorë është papunësia ku taksat e larta dhe rritja e kostove të jetesës në Greqi, kanë bërë të pamundur jetesën.
Por pas shumë viteve të qëndrimit në Greqi, thuhet në këtë raport nuk është e lehtë përshtatja në realitetin shqiptar nuk është aq e lehtë për të gjithë shqiptarët e kthyer.
Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi.
Zyrat e emigracionit e ngritura në çdo krahinë parashikojnë një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por vetëm 5% përqind e të riatdhesuarve kanë bërë këtë kërkesë që të marrin këtë shumë.
Sipas Qendrës së Konkurrueshmërisë, kjo valë e emigrantëve pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend dhe veçanërisht në sistemin arsimor dhe shëndetësor.
Pjesa më e madhe e tyre kërkojnë punë në zanatet, që kanë mësuar në Greqi dhe kryesisht në bujqësi, ku kanë punuar 25% e tyre.
Megjithatë, duke pasur parasysh krizën në vendin fqinj në sektorë të tjerë, të tilla si ndërtimi Shqipëria duhet të përballet me vështirësi ekstreme.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)