Raporti i DASH: Shqiperia vend tranzit i droges

Ne raport thuhet se pavaresisht perpjekjeve te medha te qeverise shqiptare, vendi vazhdon te mbetet pike tranziti e kalimit te droges.
Shqiperia vazhdon te shihet si vend i kalimit te droges nga Afganistani e Azia Qendrore drejt Europes Perendimore.
Ne raport thuhet se sasia e heroines se kapur ne Shqiperi eshte rritur ndersa ajo e marihuanes se sekuestruar ka ardhur ne renie.
“Ne pergjigje te presionit nderkombetar qeveria shqiptare i eshte kundervene me agresivitet elementit kriminal por perpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve, ekspertizes dhe korrupsioni. Pagat e ulta, nje shoqeri e cila e pranon gjeresisht ryshfetin dhe lidhjet e ngushta shoqerore e bejne te veshtire luften kunder korrupsionit ne radhet e policise, gjykatesve dhe zyrtareve te doganave” shkruhet nder te tjera ne raport.