E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Freedom House: Thellim i korrupsionit, rënie e demokracisë

tiranaTiranë- Sipas raportit më të fundit të organizatës Freedom House, korrupsioni në Shqipëri vijon të thellohet.

Në raport publikohen të dhëna për vendet në trazicion, ku futet edhe Shqipëria. Aty thuhet se nuk ka pasur asnjë hap pozitiv sa i përket luftë së korrupsionit, pasi sipas Freedom House mungon vullneti politik.

Raporti thekson se përgjithësisht korrupsioni në Ballkan vijon të thellohet, edhe pse ka pasur presione të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian për ta luftuar atë dhe për të forcuar sistemin e drejtësisë.

Në të flitet edhe për median, ku thuhet se gazetarët, sidomos ata që mbulojnë fushën e kronikës së zezë dhe korrupsionin përballen me presione të shumta nga politika, madje me kërcënime dhe sulme. Rastet më të shuma sipas raportit vërehen në Kosovë, Shqipëri dhe në Bosnje.

Sipas Freedom House, në Shqipëri insitucionet kryesore drejtohen prej qeverisë dhe se ka një nivel të lartë pandëshkueshmërie. Ndërkohë ka një rënie të treguesve për pushtetin qëndror, lokal dhe korrupsionin.
Demokracia në vend është vlerësuar me notën 4.25, shoqëria civile 4.25, pavarësia e medias me notën 4, qeverisja qëndrore me 5, ajo lokale me 3.5, pavarësia e gjyqësorit 4.75 dhe korrupsioni me notën 5.25.
Vlerësimi bëhet nga 1-7, ku njëshi përfaqëson nivle të lartë të ecurisë demokratike dhe 7 më të ultin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›