Raporti i KQZ miratohet vetem nga anetaret e djathte
Vetem me votat e komisionereve te djathte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin vjetor qe do ti paraqitet Kuvendit. Ne mbledhjen e djeshme dy anetaret Artan Lazaj dhe Pandeli Varfi e votuan kunder. Nenkryetarja Deshira Subashi mungonte per arsye personale ne mbledhje dhe kishte kerkuar qe shqyrtim i raportit vjetor te shtyhej. Anetaret jane fokusuar me teper ne performancen e punes se KQZ-se institucioni qe gjate 2011-s u mor me procesin zgjedhor te 8 majit. Te majtet e quajten ate jo realist pasi le jashte fokusit votimet e njeanshme te institucionit dhe verejtjet e ODHIR-it akuze e cila u kundershtua nga kryetari Ristani. Ajo qe vihet re dhe me duhet ta theksoj qe ne menyre konsekuente eshte tentativa per te prishur dhe nxire punen e KQZ-se nga fillimi deri ne fund. Kjo katershe ka vendime pro dhe kunder se majtes pro dhe kunder se djathtes ne Parlament nderkohe qe kjo treshe nuk ka asnje vendim kunder interesave te se majtes ne kete tavoline. Kjo eshte anshmeria ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve tha kreu i KQZ-se Arben Ristani. Kryekomisioneri ne dokumentin qe do ti percillet Kuvendit rekomandon rregullimin ne Kodin Zgjedhor te fatit te fleteve te hedhura ne kutine e gabuar. Kryetari i KQZ-se deklaron me tej se zgjedhjet e 2011-s pervec polemikave dhe politizimit u vleresuan nga OSBE/ODIHR. Po ashtu dhe Kolegji Zgjedhor i cili i dha te drejte per sa i perket zgjidhjes mbi votat e hedhura gabimisht. Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ Eridian Salianji e ka kontestuar nje raport te tille. Me keqardhje kemi konstatuar se ndryshe nga zotimi nuk eshte dhene asgje ne lidhje me pikat 1 dhe 2 paraqitja e detajuar e zhvillimeve te procesit zgjedhor dhe e problematikave te evidentuara ndersa per piken 3 per dhenien e opinionit dhe sugjerimeve per te ardhmen eshte bere propozimi i guximshem qe gjithcka qe u be pa ligj nga KQZ ne zgjedhjet e 8 majit te rregullohet me ligj ne te ardhmen tha Salianji. Sipas tij problematikat gjate vitit 2011 kane qene marrja gjate gjithe periudhes parazgjedhore te vendimeve te njeanshme gje qe imponoi mungesen e tre anetareve te KQZ per nje kohe te gjate organizimin e zgjedhjeve ne qendra votimi private militantesh te PD-se kufizimin e lirise se medias madje per kete shkelje ka pasur vendim te posacem te shumices se KQZ - vendimi per kasetat
Organizimi i nje administrate partiake te PD ne KQZ e cila arriti deri ne skandal duke futur duart ne kuti diten e zgjedhjeve dhe mostransparenca e financave te KQZ.